Juventusi do të jetë në mungesë të Danilos për disa javë pasi mbrojtësi i krahut të majtë ka pësuar një lëndim në kofshë.
Danilo u largua pas vetëm 19 minutave lojë në fitoren 2 me 1 të Juves mbrëmjen e kaluar ndaj Brescias dhe rezultatet e testeve janë shfaqur në uebfaqen zyrtare duke zbuluar problemin në detaje, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka arritur nga Manchester City si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Joao Cancelon dhe ka startuar te “Zonja e Vjetër” në katër ndeshjet e fundit në Serie A.
Kjo ka ndodhur për shkak se ka qenë duke mbuluar pozitën e De Sciglios, i cili vazhdon rrugën drejt rikuperimit nga problemi në kofshë.
“Zonja e Vjetër” ka parashikuar se dy lojtarët do të rikthehen pas pushimeve ndërkombëtare, që zgjasin nga 7 deri më 15 tetor.
Pra, ata do të humbin ndeshjen ndaj Interit të njohur si Derby d’Italia më 6 tetor./arbresh.info/
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”