Google ADS

Dënohen 5 shqiptarë në Londër, u kapën me drogë

15:24 | 25 Shtator 2019
L G

Policia në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kilogramëve kokainë.

Bestar Karanxha, i njohur edhe me emrin  Joszef Fedak, pranoi akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës së klasit A dhe u dënua me 16 vjet burg. Po ashtu ai u dënua edhe me 12 muaj burg shtesë për përdorim të një pasaporte të falsifikuar.

Adriatik Karanxha që përdorte emrin Otto Kovacs, u dënua me 9 vjet burg.

Hassan Mezini, një tjetër antar i grupit kriminal, iu shqiptua dënimi i 8 vjetëve burg. Me 8 vjet burg u dënua edhe Serxhio Omeri.

Një dënim më i lehtë prej 3 vjetëve e 6 muaj burg iu shqiptua Akanto Prapajt.

Ky grup kriminal u arrestua pas një hetimi të gjatë nga komanda e krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze në qershor të 2018-ës./Topchannel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme