Shëtitja e çdoditshme liron prostatën nga teprica potenciale e rrezikshme e gjakut, ndërkaq lehtëson edhe qarkullimin e këtij lëngu të dobishëm në zemër
Secili mashkull pas moshës 50-vjeçare do të duhej t’i kushtojë kujdes seriozisht prostatës, sepse nga ai moment fillojnë të shfaqen problemet e lehta dhe të rënda shëndetësore
Nga probleme të caktuara shëndetësore nuk janë kursyer as meshkujt më të rinj, për ç’shkak do të duhej, sa më shumë, t’u përmbahen shprehive të shëndetshme jetësore, theksojnë ekspertët.
* Shëtisni sa më shumë që të mundeni, aq më parë nëse në punë kaloni shumë kohë ulur.
Shëtitja e përditshme liron prostatën nga teprica potenciale e rrezikshme e gjakut, ndërsa lehtëson edhe qarkullimin e këtij lëngu të dobishëm në zemër.
* Notoni, sepse kontakti me ujin e ftohtë ngushton enët e gjakut, gjë që, sërish, pengon qarkullim të madh të gjakut në prostatë.
Mirëpo, shmangni vozitjen e biçikletës, sepse mund të shkaktojë irritim të këtij organi të rëndësishëm mashkullor, shmangni edhe palestrën për shkak se rrit shtypjen në stomak.
* Më pak pini, sepse alkooli rrit qarkullimin dhe sasinë e gjakut në prostatë. Birrën shmangeni krejtësisht.
“Patjetër eliminoni gjellët me erëza. Disa erëza, siç janë piperi dhe specat e kuq, gjithashtu nxisin qarkullim më të mirë të gjakut. Nëse nuk mundeni pa erëza, së paku reduktoni në masën sa më të vogël.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...