I akuzuari për grabitje në tentativë, Trim Vokshi, është deklaruar i pafajshëm, në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Vokshi deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.
Ndërsa, avokati i tij mbrojtës, Rrustem Lajqi tha se në tërësi e kundërshtojnë këtë aktakuzë dhe provat e saj, duke shtuar se në afatin ligjor do t’i paraqesin me shkrim kundërshtimin e aktakuzës.
Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Prek Kola deklaroi se i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe kërkojnë kompensim dëmi.
Meqenëse, i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar që të mbahet më 28 tetor, në ora 10:00.Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Trim Vokshi po akuzohet se me qëllim të grabitjes dhe të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të kundërligjshme, me kanosje serioze me mjet të përshtatshëm për të sulmuar jetën dhe trupin, me armë në dorë, më 26 prill 2019, rreth orës 14:59, ka hyrë në filialin e “Ria Capital”, në Gjakovë.
Në aktakuzë thuhet se në bashkëkryerje me Sinan Kamerin, që ndodhet në arrati, pasi që i kanë ndarë rolet mes vete, i pandehuri Vokshi, i maskuar dhe me pistoletë në dorë hyn në filialin e “Ria Capital”, ndërsa Sinan Kameri bën roje duke i përcjellë lëvizjet e qytetarëve dhe me këtë rast pasi që hynë në lokal i gjen të dëmtuarit, Arbnore Sada, Pajtim Hajdari dhe Renata Mati, i cili u drejtohet me fjalët dy-tri herë duke iu thënë “qitni lekët”, me çka të njëjtit janë përgjigjur se nuk kanë para dhe pas alarmimit, i njëjti ik me armë në dorë, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Për këtë, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale “grabitje në tentativë”, neni 317 para.1, lidhur me nenin 28 të KPRK-së. /BetimiërDrejtësi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...