Partia Fjala ka hapur zyrtarisht fushatën, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi tha se do ta ndryshojnë mendësinë politike 20 vjeçare e cila sipas tij, i ka varfëruar qytetarët.
“Sot partia Fjala ka hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit ne sot nuk i kemi ftuar qytetarët në fushatë arsyeja është se qytetarët për 20 vite pas luftës janë varfëruar dhe mashtruar dhe tash është e tepërt që të kërkojmë prej tyre të dalin në tubime zgjedhore”.
“Ne si parti jemi ata që duhet të shkojmë te qytetarët e jo ata të vijnë tek ne. Ne do ta ndryshojmë këtë mendësi politike dhe kjo na dallon ne nuk pajtohemi asnjëherë që populli të jetë në shërbim të politikës”.
“Ne do t’i ndalojmë të gjitha privilegjet që kanë ardhur nga politika. Ne kemi parë që kandidatët e partive politike e kanë punuar të kundërtën e asaj që e kanë premtuar, edhe korrupsionin edhe gjitha fenomenet e tjera janë në kundërshtim me veprat e tyre. Ne kandidojmë me kandidatë në komuna të ndryshme”.
Partia Fjala në këto zgjedhje garon me 53 kandidatë për deputetë../EO
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...