Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi arrijnë në Kosovë

10:07 | 25 Shtator 2019
A. B.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me gruan e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazi, dhe djalin e tyre të vogël, kanë arritur në Kosovë.

Ata ateruan në orët e hershme të paradites në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari”, në Prishtinë, përkatësisht në tribunalin VIP të këtij aeroporti.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë sjell momentin e zbarkimit të dy yjeve të Turqisë, bashkë me stafin e tyre.

Aktori turk, Tolgahan Sayisman do të pritet gjatë ditës së mërkurë nga Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e tij bashkë me një delegacion turk të kryesuar nga aktori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme