Ministri i çështjeve të Kudsit, Fadi al-Hadami, është ndaluar dy herë në tre muajt e fundit
Forcat izraelite kanë ndaluar ministrin e çështjeve të Kudsit, Fadi al-Hadami, pjesë e autoriteteve palestineze, thuhet në kumtesën zyrtare.
Në kumtesën e Ministrisë së Çështjeve të Kudsit thuhet se forcat izraelite kanë bastisur shtëpinë e ministrit dhe e kanë arrestuar.
Ushtria izraelite akoma nuk ka komentuar arrestimin.
Kjo është hera e dytë që forcat izraelite arrestojnë ministrin e Kudsit në tre muajt e fundit.
Forcat izraelite kanë përshkallëzuar aksionet kundër aktiviteteve palestineze që kur presidenti amerikan, Donald Trump, njohu qytetin e okupuar si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017.
Kudsi mbetet në qendër të konfliktit shumëvjeçar të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor, i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez në të ardhmen./AA
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër