Çinar sot viziton Kosovën, pritet nga ministri i Kulturës

08:55 | 25 Shtator 2019
A. B.

Aktori i njohur turk shumë i dashur për publikun shqiptar, Turgut Tolgahan Sayışman, sot pritet të vizitojë Kosovën.

Tolgahan u bë i njohur për publikun kosovarë me rolin e tij, Çinar Ilgaz në serialin Lale Devri.

Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot do të pret në kabinetin e tij një delegacion turk të kryesuar nga aktori Sayisman.

Ky takim pritet të ndodh rreth orës 11:00.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme