Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist, fjalimi i Trump në OKB që po bën xhiron e botës

08:09 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke sulmuar Kinën.

Konkretisht, Trump u ndalua tek protestat masive në Hong Kong duke kritikuar Pekinin për ndikimin e tij, ndërsa fokusi kryesor ishte në fushën e tregtisë.

Por gjatë fjalës së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë dha edhe mesazhe të tjera shumë të forta dhe të qarta.

Pjesë nga fjala e Donald Trump:

“Kam një mesazh për të gjithë botën: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist!

Në shekullin e kaluar, socializmi dhe komunizmi vranë 100 milionë njerëz! Siç e shihni, edhe sot Venezuela vazhdon të vrasë!
Këto ideologji totalitare, të kombinuara me teknologjitë moderne, janë në gjëndje të ushtrojnë pushtetin e tyre me format shqetësuese të represionit dhe dominimit!

Për këtë arsye SHBA do të ndërmarrë hapat e duhur ndaj teknologjive të huaja dhe investimet për mbrojten e të dhënave dhe sigurisë kombëtare! Këshilloj çdo vend prezent që të bëj njësoj si ne!

Nëse ju doni lirinë, bëhuni krenar për vendin Tuaj!

Nëse doni demokraci, merrni në dorë sovranitetin Tuaj!

Nëse doni paqe, doni kombin Tuaj!

Udhëheqësit e mençur gjithmonë e vendosin të parën të mirën e njerëzve të tyre dhe të vendit të tyre!

E ardhmja nuk i përket globalistëve, e ardhmja i përket patriotiotëve!

A ardmja i përket vende sovrane dhe të pavarura, që mbrojnë qytetarët e tyre dhe respektojnë fqinjët, dhe nderojnë diferencat që e bëjnë çdo vend special dhe unik!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme