Arsenali ka regjistruar një fitore të thellë mbrëmjen e sotme (e martë) ndaj Nottingham Forest.
Portieri i Kosovës, Aro Murici ka pësuar pesë gola në takimin e zhvilluar në kuadër të raundit të tretë në Carabao Cup kundër “Topçinjve” në stadiumin Emirates, shkruan portali arbresh.info.
Shkodran Mustafi dhe Aro Murici ishin dy futbollistët shqiptarë në linjën frontale, por gjërat nuk shkuan aspak mirë për këtë të fundit.
I huazuari nga Manchester City nuk arriti t’i shpëtoj sulmit të nikoqirëve që shënuan me anë të Gabriel Martinellit dy herë (31′, 90+2′), Rob Holding (71′), Joe Willock (77′) dhe Nelson (84′).
Edhe pse kundërshtari ka qenë nga Championshipi, performanca nga Arsenali ishte e mrekullueshme dhe luajti mjaftë me stil dhe entuziazëm në sulm.
Po ashtu, kjo ishte fitorja më e madhe në epokën e Unai Emery si trajner./arbresh.info/
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër