Astrit Kapaj, super-hajduti shqiptar që vodhi 10 mln paund nga të pasurit britanikë

22:38 | 24 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Top Story ka udhëtuar drejt Londrës, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, për të sjellë ekskluzivisht dhe për herë të parë me detaje e dëshmi, historinë e Astrit Kapaj… një prej hajdutëve më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij vendi që arriti të vjedhë për 10 vite me radhë dhe i patrazuar rreth 10 milionë paund.

Viktimat nuk ishin britanikë të zakonshëm, por personazhe VIP të sportit, si tenisti Boris Becker dhe futbollisti i famshëm Nicolas Anelka.

Edhe pse ishte ekspert në përzgjedhjen e objektivave të tij, këtë hajdut shpesh e ndihmonte fakti që shumë prej pronarëve të shtëpive i linin dyert apo dritaret hapur.

Kur pamjet e tij të fiksuara nga kamerat e sigurisë të disa prej shtëpive në Uimbledon u bënë publike në 2016-ën, rreth 30 oficerë policie u vunë në ndjekje të tij. Ky do të ishte një tjetër operacion jo i suksesshëm për të kapur hajdutin Astrit Kapajn.
“Në Britani themi që ishte një grabitës profesionist. Në kuptimin që taktikat dhe aftësitë e tij ishin shumë të mira, por s’është diçka për t’u lëvduar. Ai ishte i kujdesshëm që të mos linte gjurmë, që nga shenjat e gishtave e deri te ADN-ja. Fytyrën e kishte të maskuar. Kishte një kapuç. Ishte i zoti për të hyrë nëpër prona dhe për të dalë pa lënë prova, ose fare”, tha Stehhen Wright, gazetar i “Daily Mail”.

Sipas policisë angleze, hajduti Astrit Kapaj futej nëpër shtëpi kryesisht nga dritaret e banjove apo të papafingove në katet e sipërme të shtëpive, që shpesh të zotët e shtëpisë i linin hapur.

“Një rast ishte verën e shkuar, në orën tetë, të hënën në mbrëmje. Njerëzit ishin duke parë TV poshtë dhe vajza e tyre ishte te kati i sipërm, në gjumë. Ajo dëgjoi zhurma te dhoma e prindërve dhe mendoi se ishin ata. Pastaj dëgjoi prindërit të ngjiteshin lart, dhe aty vunë re që mungonin disa stoli. Ashtu e kuptuan që ishte “Grabitqari”, tha Laurie Porter, Kordinatore e komunitetit, Wimbledon.

Shumë oficerë policie deklaronin se askush nuk mund ti afrohej grabitqarit të Ëimbledonit, sa i përket periudhës kohore dhe vlerës së sendeve që kishte arritur të vidhte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme