Arsenali ka siguruar një avantazh prej dy golash në ndeshjen ndaj Nottingham Forest të Aro Muricit.
Portieri i Kosovës ka pranuar dy gola në ndeshjen ndaj “Topçinjve” në stadiumin Emirates në kuadër të raundit të tretë të Carabao Cup, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit me kokë nga Gabriel Martinelli në minutën e 31′, porta e Muricit është tundur edhe një herë gjatë pjesës së dytë dhe madje në të njëjtën formë.
Këtë herë për skuadrën nikoqire me kokë shënoi mbrojtësi Rob Holding derisa po zhvillohej minuta e 71′.
Muric shënon rikthimin në formacionin startues në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme për skuadrën e tij./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu golin e dytë nga Arsenali)
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër