Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici insiston se ata kanë “respekt për Lionel Messin”, por shtojnë se Cristiano Ronaldo “e meritoi çmimin” mbrëmjen e kaluar.
Trofeu kryesor në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA mbrëmjen e kaluar i ishte dhënë superyllit të Barcelonës ndërkohë që Ronaldo nuk mori pjesë, transmeton portali arbresh.info.
Kishte mëdyshje se mungesa e tij ka ndodhur për shkak se ishte i informuar se nuk do të fitonte çmimin, por tani është konfirmuar se superylli portugez ka pasur problem me lëndime.
“Ne e respektojmë Messin, por Cristiano Ronaldo e meritoi të fitoj çmimin si Më i Miri”, ka thënë Paratici për DAZN para ndeshjes mbrëmjen e sotme (e martë) në Serie A kundër Brescias.
“Ne menduam se pas sezonit të kaluar, ku ai fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë, trofeun në Serie A dhe Superkupën e Italisë me Juven, ai e meritoi ta fitonte këtë”
“Është për keqardhje që nuk është në dispozicion për këtë mbrëmje, por ai ka pasur një problem të vogël me muskuj dhe do të shohim se si ndihet për ndeshjen në vikend”, përfundoi Paratici./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...