Zaev – Michel : Progres me reformat në shtëpi dhe realizimin e standardeve

22:12 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev si pjesë e aktiviteteve të veta, ka realizuar takim me kryeministrin e Belgjikës dhe kryetarin e ardhshëm të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dy kryeministrat, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar në takim kanë konfirmuar se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit ka bërë progres të jashtëzakonshëm në realizimin e proceseve reformuese në shtëpi si dhe realizimin e standardeve në procesin e inkuadrimit për anëtarësim në BE, përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me institucionet evropiane.

Në takimin ku kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev e ka njoftuar kryeministrin belg Michel për aktivitetet aktuale të Qeverisë lidhur me pritjet e Këshillit Evropian në tetor, Maqedonia e Veriut të merr datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri belg Michel ka përshëndetur sukseset e deritashme të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane dhe ka shfaqur shpresë se iniciativa në atë drejtim do të vazhdojë edhe në fazën e ardhshme të negociatave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme