Google ADS

Islam Pacolli: Ejani nesër në sallën “1 Tetori” që nisim festën e fitores se madhe

21:49 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re, Islam Pacolli ka njoftuar se koalicioni NISMA-AKR-PD nesër do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore me moton “Bashkë për shtetin”.

Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se se ky koalicion prioritet ka forcimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomik.

“Ne si koalicion prioritet e kemi forcimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë, duke krijuar vende të reja të punës. Ne e kemi dëshmuar vetën edhe në të kaluarën dhe punën e mirë do ta vazhdojmë edhe në qeverisjen e ardhshme”, shkruan Pacolli në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Koalicioni NISMA-AKR-PD nesër (e mërkurë) me moton “Bashkë për shtetin” do të bëjë hapjen e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ne si koalicion prioritet e kemi forcimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë, duke krijuar vende të reja të punës. Ne e kemi dëshmuar vetën edhe në të kaluarën dhe punën e mirë do ta vazhdojmë edhe në qeverisjen e ardhshme.
Besojmë si gjithmonë në përkrahjen tuaj të fuqishme për subjektin tonë, prandaj ejani nesër në sallën “1 Tetori” që nisim festën e fitores se madhe.

I juaji Islam Pacolli, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme