Google ADS

Goli spektakolar i Cazorlas kundër Barçës

21:59 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Villarrealit janë shënuar dy gola mjaftë të bukura.

Arthur dyfishoi epërsinë e skuadrës nikoqire në Camp Nou duke shënuar për 2 me 0 nga një distancë prej 25 metrave, shkruan portali arbresh.info.

Por, pak pa përfunduar pjesa e parë e kohës së rregullt, Villarreali ngushtoi disavantazhin me anë të një goli të ngjashëm të realizuar përmes Santi Cazorlas.

Ish mesfushori i Arsenali pranoi topin nga një distancë qartë mbi 30 metra dhe tronditi me goditjen e tij portierin Ter Stegen të skuadrës së Ernesto Valverdes.

Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga./arbresh.info/


(Goli nga Santi Cazorla në minutën e 43′)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme