Google ADS

Ronaldo mungon në ndeshjen Brescia – Juventus

20:32 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen ndaj Brescias në Serie A mbrëmjen e sotme (e martë).

Cristiano Ronaldo mungon në takimin në udhëtim të Juves ndaj Brescias në Serie A sonte si pasojë e një lëndimi, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo mungoi në ceremoninë për ndarjen e çmimeve “The Best” mbrëmjen e së hënës, ku superylli Lionel Messi siguroi çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit për herë të gjashtë.

Ylli i Barcelonës ishte në garë për këtë çmim me Ronaldon dhe Virgil van Dijkun.

Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve dhe mungon gjithashtu edhe në ndeshjen kundër Brescias për shkak të një lëndimi në muskuj./arbresh.info/


Formacionet zyrtare:

BRESCIA (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Mateju; Bisoli, Tonali, Dessena; Romulo; Balotelli, Donnarumma.

JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Higuain, Dybala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme