Google ADS

Pacolli takohet me homologun çek, bisedojnë për bashkëpunimin mes dy shteteve

20:10 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij nga Çekia, Tomash Petriçek, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook, Pacolli ka thënë se Republika e Çekisë ka konfirmuan mbështetje të fuqishme për Kosovën.

“Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare. Me ministrin e Jashtëm, Tomash Petriçek, diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy shteteve tona. Ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të fortë. Çekia është një nga aleatët tonë të rëndësishëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme