Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka deklaruar se ndihet “i lodhur dhe i rëndë” qysh pas rikthimit nga lëndimi, fjalë që sigurisht nuk do të mbushin me besim tifozët e Barcelonës para ndeshjes të skuadrës së tij sonte (e martë) ndaj Villarrealit.
“Blaugranët” luajnë në Camp Nou ndaj Villarrealit këtë mbrëmje me qëllimin për të lënë pas performancën e tmerrshme si mysafirë ndaj Granadas javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Ernesto Valverde duket se është nën presion të madh sonte për të siguruar fitore pas një fillimi tronditës të sezonit deri tani për skuadrën e Barcelonës – andaj tri pikë do të ishin tepër të nevojshme për të kthyer formën e klubit.
Para ndeshjes dhe gjatë ndarjes së çmimeve mbrëmjen e kaluar eventin “The Best”, Messi ishte pyetur për nivelin e gjendjes së tij para ndeshjes.
Bazuar në atë që raporton Marca në lidhje me këtë temë, argjentinasi është përgjigjur duke thënë: “Kam qenë jashtë fushës për dy muaj dhe e vërej këtë. Ndihem i lodhur dhe i rëndë, në mungesë të ritmit”
Duke marrë parasysh se Messi regjistroi rikthimin nga lëndimi në ndeshjen javën e kaluar kundër Borussia Dortmundit, është e kuptueshme për të dëgjuar se nuk është në nivel të duhur./arbresh.info/
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...