Gjykata Supreme e Spanjës ka vendosur që mbetjet mortore të diktatorit Francisco Franco duhet të zhvarrosen.
Ky verdikt mbështeti planin e qeverisë socialiste për të lëvizur mbetjet nga një mauzole shtetërore në një vend më pak kontrovers, transmeton portali arbresh.info.
Një apel nga familja e Franco kundër zhvarrosjes dhe propozimit të një vendi alternativ ishte refuzuar.
Çështja ka ndarë opinionin në Spanjë, e cila mbetet e përhumbur nga epoka e Franco. Ai fitoi luftën civile të viteve 1930 dhe vazhdoi të sundojë Spanjën deri në 1975.
Në një vendim unanim, gjykata tha se kishte vendosur të “refuzojë plotësisht ankesën e paraqitur nga familja në lidhje me zhvarrosjen e Francisco Franco”.
Në një cicërimë (në spanjisht), Kryeministri Pedro Sanchez e përshëndeti vendimin si “një fitore të madhe për demokracinë”.
Franco aktualisht shtrihet në një mauzole të madhe të quajtur Lugina e Rënies, së bashku me dhjetëra mijëra të vdekur të luftës civile./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...