Google ADS

Vuçiq : Sido që të jetë, Thaçi njëjtë sikurse Jeremiq shëtitet korridoreve në New York

16:37 | 24 Shtator 2019
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për takimet që ka pasur në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Vu֛çiq ka thënë se do të dëshironte të takonte Thaçin, por thotë se ai “po endet korridoreve” njëjtë sikurse Vuk Jeremiqi, shkruan B92.

“Sido që të jetë, Thaçi njëjtë sikurse Jeremiq shëtitet korridoreve në New York”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë derisa ka treguar detaje për takimin që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Vuçiq ka thënë se një prej temave kryesore ka qenë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij,  Bashkimi Evropian (BE) dhe në veçanti Gjermania dëshirojnë dhe insistojnë në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se në këtë takim me Merkelin është diskutuar edhe për rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

“Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron të zgjidh problemin dhe se Gjermania do të insititojë për një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Vuçiq ndër të tjera ka thënë se perëndimorët presin që të ketë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të gjendet një zgjidhje përmes këtyre bisedimeve.

“Ata presin që ne të flasim, dhe të flasim derisa të arrijmë një zgjidhje”, ka shtuar tutje.

Ai ka treguar se ka ftuar Merkelin që të vizitojë Serbinë, ndërkohë ka thënë se ka takuar edhe kryeminstrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme