Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Pakistanin lindor, duke marrë jetët e të paktën tetë personave dhe lënduar më shumë se 100 të tjerë, bëjnë të ditur autoritetet qeveritare.
Epiqendra e magnitudës 5.8 ishte në afërsi të qytetit të Kashmirit, Mirpur, rreth 22 kilometra në veri të Jhelum në provincën e Punjabit, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, transmeton portali arbresh.info.
Mirpur, një qytet i njohur për shtëpitë e tij palatore, ka lidhje të forta me Britaninë dhe shumica e 450,000 banorëve të saj mbajnë pasaporta britanike dhe pakistaneze.
“Tërmeti ishte 10 kilometra i thellë dhe u ndje në pjesën më të madhe të provincës Punjab, disa pjesë të Khyber Pakhtunkhwa. Goditja më e rëndë ishte Mirpur, Azad Kashmir”, tha për meteorologun kryesor të Pakistanit, Muhamed Riaz për AFP.
Ushtria e Pakistanit vendosi ekipe “aviacioni dhe mbështetje mjekësore” së bashku me trupat në zonat e prekura në Kashmir, sipas zëdhënësit të saj.
Dëshmitarët gjithashtu pohuan se një ndërtesë u rrëzua në Kashmir të administruar nga Pakistani.
Kryeministri i Kashmirit pakistanez tha se të paktën 100 njerëz u plagosën dhe u trajtuan në një spital në Mirpur./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”