Edhe pse ishte në mesin e tre kandidatëve për çmimin Lojtari më i Mirë nga “The Best”, Cristiano Ronaldo nuk është shfaqur në mbrëmjen gala në Milan – diçka që ka zemëruar trupin qeverisës së botës së futbollit.
Në pasditen e së hënës, stafi i FIFA-së kishte vlerësuar prezencën e Ronaldos në ceremoninë e çmimeve shumë të veçantë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mungesa e Ronaldos është bërë më evidente dhe këtë herë kjo ishte dhënë edhe një indikacion se Lionel Messi do të merr këtë çmim në garën me Virgil Van Dijk, i cili ka qenë favorit para ceremonisë.
Duke marrë parasysh faktin se Ronaldo jeton vetëm 150km larg nga Milani, kjo ka ngritur edhe më shumë pyetje rreth vendimit të yllit portugez për vendimin për mos shfaqje.
Kur erdhi koha për të zbuluar FIFA FIFPro World 11 u bë e qartë se Ronaldo nuk ishte i pranishëm dhe emri i tij nuk ishte përmendur dhe nuk ishte në skuadrën e vitit.
Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino nuk e ka mbajtur zemërimin ndaj Ronaldos duke thënë se Messi e meritoi plotësisht çmimin dhe më në fund ka marrë çmimin më të lartë për një lojtar./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?