Google ADS

Spitali i Prishtinës pritet të ndërtohet brenda dy viteve

14:45 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, dhe ish-ministrja e shëndetësisë se Austrisë, Andrea Kdosly kanë nënshkruar marrëveshje për fillimin e Studimit të Fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës.

Yagcilar tha se projekti për ndërtimin e spitalit të Prishtinës është një mundësi shumë e mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

“Do të jetë një mundësi që të kemi një projekt të rëndësishëm, para disa muajsh në ministrin e shëndetësisë është nënshkruar projekti. Do të realizohet edhe projekti i ndërtimit, në ketë aspekt besoj se për të gjithë qytetarët do te jete i rëndësishëm. Do të ketë mundësi dhe shërbime shume cilësore”, tha Yagcilar.

Ish ministrja e shëndetësisë së Austrisë, Andrea Kdosly, njëherë bashkëpunëtore në këtë projekt tha se ndihet e privilegjuar që është pjesë e projektit për spitalin e Prishtinës.

Ajo po ashtu shtoi se në Kosovë po provohet që te sjellin standarde moderne për shëndetësinë.

“Jam e nderuar që jam këtu, ne provojmë të sjellim standardet internacionale në Kosovë. Mund ta them që jam shumë krenare që jam pjesë në këtë projekt. Jam e nderuar që punoj me dy ministrat. Është një gjë e vështirë të kesh probleme me shëndetësinë, jaavët në vazhdim do të marrim hapa mjaft te rëndësishëm për këtë”, tha ajo.

E ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, u shpreh i lumtur që projekti për spitalin e Prishtinës do të finalizohet. Ismaili po ashtu tha se Prishtinës i duhet një spital Modern.

“E nënshkruam një kontratë të shumëpritur e cila është vonuar me vite, kontrata është për fizibilitet të spitalit të Prishtinës, të na tregoj që në kryeqytet na duhet një spital modern. Është një hap konkret ne realizimin e projektit dhe hapi tjetër do të jetë ndërtimi i spitalit”, tha Ismaili.

Sa i përket përfundimit të projektit, Ministri Yagcilar tha se krejt ky projekt do të finalizohet brenda 5 muajve.

“Projekti do të ndahet në dy faza, dy muaj e gjysmë fizibiliteti dhe pastaj përcaktimi i nevojave projekti ne detaj, dhe brenda 5 muajve do të mbyllet projekti”, tha Yagcilar.

Ndërsa ndërtimi i spitalit, ministri Ismaili tha se do të përfundoj brenda dy viteve.

“Brenda dy viteve do e përfundojmë. Sot kemi konkret projekt qe brenda 6 muajve do e kemi gurthemelin e spitalit”, tha Ismaili./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme