Steven Weber, shkoi në pushime me të dashurën e saj në Tanzani, ku dhe u zhyt në ujë për t’i propozuar asaj martesë, por nuk arriti të mbajë frymën e tij dhe si rezultat humbi jetë, transmeton arbresh.info.
Amerikani Steven Weber dhe e dashura e tij Kenesha Antoine, shkuan në pushime në Tanzani.
Çifti ishte duke qëndruar, në hotelin nënujor The Manta Resort e cila gjendet jashtë ishullit të Zanzibar ku dhe Steven Weber pati një surprizë për të dashurën e tij.
Teksa e dashura e tij Kenesha Antoine po qëndronte në dhomë, ai u zhyt në ujë dhe nxori një letër nga xhepi ku po shkruante:
“Nuk mund ta mbajë frymën aq shumë aq sa mund t’i tregoj të gjitha ndjenjat që kam për ty. Por dashuria ime ndaj gjërave tua, por rritet çdo ditë e më tepër. A martohesh me mua?”.
Steven Weber më pas nxori një unazë nga xhepi i tij,
Ndërsa Kenesha Antoine, po i xhironte këto momente me celularin e saj dhe po bërtiste nga lumturia, duke mos ditur që ishte hera e fundit që po e sheh të dashurin.
Weber, i cili mbeti pa frymë një kohë të gjatë, nuk arriti të dalë nga uji.
Vdekjen e Steven Weberit, e bëri të ditur Kenesha Antoine përmes një postimi në Facebook, duke i shkruajtur “Me miliona herë po!”/arbresh.info/
Postimi i Plotë:
https://www.facebook.com/KeneshaAntoine/posts/10101915267492163
https://www.instagram.com/p/B2s_wJel_mV/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...