Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e përpunuesve të pemëve dhe perimeve kanë prezantuar të gjeturat e studimeve mbi industrinë e ushqimit, respektivisht sektorin e pemëve dhe perimeve në Kosovë.
Kryetari i OEK-ut, Rukiqi, në hapje tha që nga studimet është vërejtur që kompanitë kanë potencial për eksport, por që ekzistojnë një numër i barrierave të cilat duhet adresuar, siç është konkurrueshmëria e çmimeve, qasja në rrjetet e shitjes, qasja në financa dhe sasitë e limitura. 57% kërkojnë më shumë njohuri për tregjet dhe 40% për rregullat specifike doganore të BE-së, financimin e eksportit (33%) dhe planin e biznesit/eksportit/marketingut (32%)- tha Rukiqi.
Olivera Ceni Bardiqi, Drejtoreshë në Departamentin për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK, në prezantim të të gjeturave ndër të tjera theksoi, që studimi ka përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor (Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën) me një mostër prej 144 kompanive.
Mbi të gjeturat për Kosovë, sektori i pemëve dhe perimeve në vend krysesisht punëson fuqi punëtore në mes 1 dhe 5 punëtorë (49%) dhe ka qarkullim mes 10.000 dhe 49.999 Euro (42%). Tutje, qasja në financa në nivel rajonal vazhdon të mbetet barrierë për bizneset e këtij sektori. Bizneset e Malit të Zi kanë raportuar në përqindje më të lartë barrierën në fjalë (60%), pasuar nga Maqedonia e Veriut (47%), Bosnja dhe Hercegovina (38%), Serbia (36%), Kosova (26%) dhe Shqipëria (7%). Përderisa vendet e rajonit nuk i konsiderojnë problematike certifikimet e sigurisë së ushqimit, Kosova ka raportuar atë ndër problemet kryesore për rreth 37% të kompanive.
51% e kompanive në rajon janë të certifikuara me HACCP (Maqedoni 95%, Kosovë 23%), 23% me GAP Global; 15% në nivel rajonal nuk kanë asnjë çertifikim (19% në Kosovë)- theksoi Ceni Bardiqi.
Hartim Gashi, udhëheqës i Shoqatës së përpunuesëve të pemëve dhe perimeve, në prezantim të të gjeturave rreth implikimit të pakos fiskale 2.0, theksoi që në përgjithësi pakoja ka ndikuar pozitivisht në fuqizimin e sekorit, mirëpo ka pasur disa vështirësi të cilat janë pengesa për zhvillim të mëtejmë, andaj edhe rekomandohet:
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës