Ministri Mustafa takoi kryetarin e komunës së Bujanocit

11:04 | 24 Shtator 2019
A. B.

Ministri Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në mes të MPB-së dhe komunës së Bujanocit, në veçanti për qytetarët e atij rajoni që jetojnë në Kosovë.

Ministri Mustafa vuri në dukje se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe po punohet në vazhdimësi që siguria të rritet, që çdo qytetarë i Kosovës pa dallim të ndihet i sigurtë.

Ministri Mustafa e njoftoi kryetarin Kamberi me detajet e Udhëzimit Administrativ që lehtëson marrjen e lejeve të qëndrimit për qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket lëvizjes së lirë, sepse krijimi i lehtësirave të kalimit të kufirit të do t’i shkurtojë pritjet e diasporës sonë dhe pjesës së shqiptarëve që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Në takim bashkë me kryetarin e Bujanocit, z. Shaip Kamberi, mori pjesë edhe ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme