Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të bëjnë fushatë te dinjitetshme dhe të mos shkelin ligjet e kodin e mirësjelljes.
Gyltene Sylejmani kryetare e PZAP, tha se nëse ka shkelje do të shqiptohen gjoba deri ne 50 mijë euro.
“Të gjithë subjektet politike dhe kandidatët e tyre kanë të drejtë të mbajnë fushate brenda afatit”, tha Sylejmani.
“PZAP mund te shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, tha Sylejmani.
Faton Ademi, anëtarë i PZAP-së u bëri thirrje partive dhe kandidatëve t’i respektojnë kodet dhe ligjet.
“PZAP nuk do të tolerojë asnjë kandidat të shkel ligjin, jemi këtu t’u bëjmë thirrje kandidatëve dhe partive politike që të respektojnë kodet e mirësjelljes”, tha Ademi.
Zgjedhjet e kaluara PZAP ka ndarë gjobë 248 mije për shkelje të kodit të mirësjelljes kryesisht vendosjen e banerave me vende te ndaluara./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/537885270296468/?notif_id=1569156088969224¬if_t=live_video_explicit
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...