Cristiano Ronaldo ka injoruar Lionel Messin dhe Virgil Van Dijkun në votat e tij për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Ylli portugez pritej të ishte në podium në gala mbrëmjen që u zhvillua në Milano, mirëpo nuk ishte aty, derisa argjentinasi mori çmimin e gjashtë nga FIFA.
Më vonë është mësuar se 34-jeçari nuk ka dhënë vota për Messin apo Van Dijkun, pasi votat e tij kanë shkuar për abshëklojtarin Matthijs de Lift, mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong dhe anëtarin e Paris Saint-Germian, Kylian Mbappe.
Van Dijk ia ka kthyer të njëjtën gjë Ronaldos, por ka votuar për Messin, Sadio Manen dhe Eden Hazardin e Real Madridit.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka votuar për portugezin, De Jongun dhe Mohamed Salahun, gjersa Roberto Mancini i ka dhënë votën portugezit, argjentinasit dhe egjiptianit. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?