Google ADS

Për 8 muaj humbën jetën 137 persona në aksidente rrugore

08:31 | 24 Shtator 2019
A. B.

Në 8-mujorin e këtij viti numri i personave që humbën jetën në aksidentet rrugore ishte 137 me një rënie 4.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve të shkaktuar nga shoferët kanë pësuar rritje.

Në muajin Gusht 2019, aksidentet rrugore, në 81,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Ndërsa gjatë 8-mujorit 2019, aksidentet rrugore, në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin Gusht 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 22 persona nga 27 persona të vdekur në Gusht 2018.

Në muajin gusht 2019 numërohen 152 aksidente rrugore nga 180 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2018, duke u ulur me 15,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 8-mujorin e 2019, numërohen 1.014 aksidente rrugore nga 1.147 aksidente të ndodhura në 8-mujorin e 2018, duke u ulur me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin gusht 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 230 persona nga 268 që ishte një vit më parë duke u ulur me 14,2 %.

Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2019, është 1.418 persona nga 1.547 persona, duke u ulur me 8,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 34,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshë janë ulur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme