Google ADS

Kurti: Pse gjithë ky dramatizim i temës Kosovë-Shqipëri?

00:22 | 24 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Numri një i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh politikani më i votuar në vend në zgjedhjet e fundit, Albin Kurti, është rikthyer për të komentuar rreth Kombëtares së Kosovës.

Ai ka përsëritur respektin maksimal për djemtë që po e bëjnë krenar gjithë shtetin kosovar
Si zakonisht, e pa evitueshme ishte pyetja monotone rreth dallimit Kosovë-Shqipëri, ku Kurti theksoi që ky debat nuk meriton dramatizim.

“Pse gjithë ky dramatizim për temën Kosovë-Shqipëri? Unë e dua edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Të dy skuadrat janë tonat andaj meritojnë mbështetje”, deklaroi ai në “Dukagjini”.

Analisti Imer Mushkolaj ia dhuroi fanellën e Milot Rashicës me numër 7.

Albini e pranoi me shumë kënqësi këtë dhuratë, duke uruar fitoren në ndeshjen e tetorit ndaj Malit të Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme