Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në e njëkohësisht anëtar të partive LDK e PDK, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe koalicionin qevverisës.
Lushtaku tha se PDK’ja del e para dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër. Gjithashtu tha se edhe nëse LDK del e para, do ta lus PDK’në të futet në Qeveri.
“PDK’ja do të dalë e para padyshim me Kadri Veselin kryeministër”, tha Lushtaku.
“Nëse LDK’ja del e para do të na lusin me hi në koalicion që ta formojmë qeverinë”, është shprehur Lushtaku.
Ndërsa Geci tha se me PDK’në s’ka koalicion. Ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.
“S’ka koalicion me PDK’në, ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së”, tha Geci.
“Nëse PDK del e para, sigurt do të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.
“Gjithashtu edhe LDK nëse del e para, mundësitë janë që të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.
“E nëse VV’ja del e para, përsëri ju jeni në opozitë sepse VV’ja bën koalicion me PDK’në”, shtoi Geci.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona