Google ADS

Pompeo: Shtetet e Bashkuara po punojnë për të gjetur një zgjidhje diplomatike të tensioneve me Iranin

20:22 | 23 Shtator 2019
Arbresh.info

Deklarata e shefit të diplomacisë amerikane shfryn tensionet e akumuluara që prej sulmit të 14 shtatorit deri në atë pikë sa më të dy krahët, u përmend mundësia e një konflikti të armatosur.

Pompeo megjithatë paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump “do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat”.

Komentet e tij erdhën pas angazhimit të Uashingtonit për të dërguar forca shtesë ushtarake e pajisjeve të mbrojtjes ajrore në Arabinë Saudite.

Uashingtoni dhe Riadi fajësuan Republikën Islamike për sulmet që goditen rende prodhimin saudit të naftës, por Irani i ka hedhur poshtë akuzat. Goditja e rafinerive duket po ashtu se se ka shuar shpresat për bisedime të nivelit të lartë këtë javë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministria saudite e Mbrojtjes paraqiti këtë javë ato që i quajti prova “të pamohueshme” të përfshirjes së Iranit në sulmin me dron, që pati ndikim të menjëhershëm tek kostoja dhe furnizimi me naftë, ndërsa Trump u angazhua të dërgojë më shumë trupa në rajon në mbështetje të forcave saudite e vendosi po ashtu sanksione të tjera ndaj Iranit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme