Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, në një fjalim nga Prishtina ka drejtuar kritika të shumta në drejtim të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit e Shpend Ahmetit.
Osmani ka thënë se po flet për luftën kundër korrupsionit ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ia ka përmendur faktin që ia ka lënë në dorë dialogun Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit deklaratën për mos guxim që të dërgojë lule tek varri i Ibrahim Rugovës.
Kandidatja për kryeministre gjithashtu ka drejtuar kritika edhe ndaj kreut të VV’së, Albin Kurtit, duke thënë se ai s’mund të flasë për atë se si do ta mbajë Kosovën e bashkuar, kur ska mundur ta mbajë bashkë partinë.
“Po na thotë sguxon Vjosa, ai që ka thënë se skam guxu me dërgu lule tek varri i Rugovës. Po flet për guxim, ai që sguxoi me e mbrojt Kosovën para Serbisë, e ia lë në dorë dialogun Hashim Thaçin. Po na flet për guxim me e lexu korrupsionin, shefi i SHIK-ut, paramendoni se kush po flet për korrupsion. E ky i Vetëvendosjes po thotë që vetëm ai mundet me e mbajt Kosovën të bashkuar, por ai as partinë e vetë nuk mbajti të bashkuar”, ka thënë Vjosa Osmani.
Ajo ka pasur edhe disa mesazhe specifike për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për deklaratat e kreut të kësaj partie se LDK’ja do të bëjë koalicion me PDK’në.
Osmani ka thënë se kur ajo thotë “kurrë me PDK’në”, atëherë ashtu mbetet. Ajo ka thënë se vetë Kurti po planifikon që të krijojë qeverinë me vota të të PDK’së dhe AAK’së.
“Le ta dëgjojnë këtë edhe të nivelit qendror që iu dhanë trishtim edhe ata në nivel lokal që u bënë bashkë me krimin e nuk kthyen sytë nga ju. Një parti po mundohet me iu bind se LDK’ja po shkon në koalicion me PDK’në. Secili qytetar e din që kjo është një gënjeshtër. Kur unë them kurrë me PDK’në, kjo është kurrë me PDK’në. E ata që po e helmojnë popullin me shpifje të tilla, po thonë që po shpresojmë që disa deputetë të PDK’së e AAK’së të formojnë qeverinë”, ka shtuar Osmani.
Sa i përket garës në Prishtinë, Osmani ka thënë se LDK’ja do të fitojë me 15 për qind diferencë nga vendi i dytë./ Express
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...