Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha të hënën se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara, të cilat godasin Bankën Qendrore të Iranit për herë të dytë, tregojnë për “dëshpërmimin” e SHBA-së përballë rezistencës iraniane.
SHBA-ja ndërmori sanksione të reja kundër Iranit të premten, pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.
Riadi dhe zyrtarët amerikanë e fajësuan Iranin për këto sulme.
Teherani e mohoi përfshirjen, ndërsa vetë përgjegjësinë e morën rebelët Huthi në Jemen – një grup i lidhur me Iranin që lufton një aleancë të udhëhequr nga sauditët në luftën e Jemenit.
“Amerikanët po sanksionojnë institucione që kanë qenë në listë të zezë. Kjo sinjalizon dëshpërimin e plotë të Amerikës dhe tregon se presioni maksimal ka dështuar … pasi kombi i madh iranian ka rezistuar me sukses”, tha Rohani në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin luftën me Iranin dhe se trupat shtesë, që janë urdhëruar të vendosen në rajonin e Gjirit, janë “për mbrojtje”.
Por, Rohani tha se situata në rajon është serioze dhe për të fajësoi SHBA-në.
Irani është nën sanksione të SHBA-së edhe për shkak të programit të tij bërthamor dhe raketor.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...