Zyrtarët e rrjetit social “Facebook” kanë dhënë më shumë hollësi për projektin kundërthënës të kriptovalutës “Libra”, duke treguar se cilat valuta do të përdoren për ta mbështetur atë.
Në një letër dërguar politikanit gjerman, Fabio de Masi, Facebook-u tha se gjysma e kriptovalutës “Libra” do të mbështetet nga rezervat e dollarit amerikan, ndërsa euroja, jeni japonez, funtet britanike dhe dollari i Singaporit gjithashtu do të përdoren për ta përkrahur këtë kriptovalutë.
Mbështetja e “Libra”-s me valutat tradicionale ka për qëllim që ta zgjidhë problemin e mungesës së qëndrueshmërisë së çmimeve, që po ndikon në dëmtimin e kriptovalutave të tjera, siç është “Bitcoin”.
Sidoqoftë, në mesin e valutave që mungojnë në këtë mes është valuta kineze, e cila përdoret nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Ky mund të jetë një vendim strategjik, sepse zyrtarët e rrjetit social shpresojnë se mospërfshirja e kësaj valute do të ndikojë në zbutjen e mosmarrëveshjeve sa i përket politikave ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Zyrtarët e Facebook-ut kanë thënë se do ta lëshojnë këtë valutë në treg gjatë një periudhe të caktuar në vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, kjo valutë është kritikuar nga politikëbërësit e financave, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem