Google ADS

Të dielën Prokuroria ndaloi 6 persona e 7 të tjerëve u caktoi paraburgim

14:13 | 23 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit Prokuroria e Shtetit ka ndaluar gjashtë pesona dhe ka bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit thuhet gjithashtu se në Prokuroria në Prishtinë ka ndaluar tre persona dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave, Prokuroria e Prizrenit ka caktuar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin.

Prishtinë, 23 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të pandehur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme