Nën organizimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot më 23 shtator 2019 do të fillojë punimet në Prishtinë forumi rinor katër-ditor i titulluar “Qasja e të rinjve në të drejtat e njeriut”.
Ngjarja do të mbledhë të rinj nga radhët e komuniteteve, besimeve fetare e sfondeve gjuhësore të ndryshme në Kosovë.
“Rreth 90 pjesëmarrës të rinj, bashkë me folës të ndryshëm nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe struktura lokale politike, do të reflektojnë mbi mënyrat e fuqizimit të rinisë në funksion të krijimit dhe ruajtjes së shoqërive demokratike stabile”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Gjatë katër ditëve sa do të zgjasë forumi, do të mbahen tri seanca plenare mbi fuqizimin e lidershipit tek të rinjtë, arritjen e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e shtuar në procese vendimmarrëse. Në vijim të seancave plenare, pjesëmarrësit do të ndahen në tri grupe të fokusuara ku do shtjellohen sfidat e të drejtave të njeriut në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit; të drejtat e njeriut, toleranca dhe liria e besimit; si dhe të rinjtë dhe siguria.
Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Ëahl, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, si dhe Stefano Gnocchi, Këshilltar për Komunitetet Pakicë dhe Trashëgimi Fetare e Kulturore nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ndërkaq përmes një video mesazhi, pjesëmarrësve do të ju drejtohet edhe Alba Brojka, Përfaqësuese e Posaçme në Zyrën për Rini dhe Siguri në kuadrin e Kryesisë Sllovake të OSBE-së./arbresh.info
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...