Google ADS

Përdorimi i këtyre fjalëve tregon që lidhja juaj është drejt fundit

01:54 | 23 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Shumë gjëra mund të luhatin lidhjen dhe ta çojnë deri në ndarje – tradhtia, pabesia dhe lënia pas dore e personit të dashur. Mirëpo, asnjëra nga këto që u përmendën nuk është në majë të listës së shkaktarëve për shkak të të cilëve çiftet përfundojnë lidhjen shumëvjeçare.

Psikologu Gautam John, thekson që shkaktari është krejtësisht diçka tjetër. Kjo situatë e përditshme paraqet rrezikun më të madh të ndërprerjes së lidhjes. Hulumtimi i ekspertëve të lidhjeve ka treguar që rreziku për ndërprerje te çiftet mund të parashikohet me 94% siguri për shkak të një situate të përditshme: grindjes.

Më saktë, mënyrat në të cilat çiftet grinden mund të tregojë shumë për marrëdhënien e partnerëve. Grindjet janë pjesë përbërëse e lidhjeve të shëndetshme, divergjencat në qëndrime janë normale, mirëpo mënyra në të cilën partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin gjatë asaj grindjeje flet shumë për faktin se sa do të zgjasë lidhja.

Kështu duket grindja e çifteve të cilëve u është afruar ndarja, zbulon psikologu. Nëse grindja nga paraqitja e qëndrimeve shndërrohet në nënçmim të palës tjetër dhe fillon të shfaqet urrejtja, ndarja, herët apo vonë është e pashmangshme. Deklaratat tipike me të cilat partneri nënçmohet, sipas fjalëve të psikologëve, janë këto:

Nuk di asgjë!

Këtë jam i sigurt që nuk ma ke thënë!

Më parë dëgjo çfarë kam për të të thënë unë!

Nuk është e drejtë e jotja që të përzihesh në çdo gjë!

Nuk më intereson se çfarë mendon ti për këtë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme