Një veteran britanik 97-vjeçar është lëshuar me parashutë në Arnhem, për të shënuar 75 vjetorin e “Operation Market Garden”, operacioni i dështuar ushtarak i Luftës së Dytë Botërore në Holandë nga 17 deri 25 shtator në vitin 1944.
Sandy Cortmann, nga Aberdeen, është lëshuar me parashutë në Ginkel Heath turmës së mijëra njerëzve, duke përfshirë Princin Charles.
Në vitin 1944, Cortmann ishte 22-vjeçar kur është lëshuar me parashutë në të njëjtën zonë si pjesë e njërit nga operacionet më të pafat të Luftës së Dytë Botërore.
Princi Charles, koloneli i përgjithshëm i Regjimentit të Parashutistëve, është shoqëruar nga Princesha Beatrix e Holandës në këtë ceremoni për të shënuar përvjetorin e 75-ë.
Pasi zbriti në tokë, veterani 97 vjeçar i përshëndeti të gjithë nga karrigia e tij me rrota dhe Princi i Uellsit, i veshur në uniformë ushtarake, e uroi Cortmannin, transmeton Koha. Në këtë ceremoni, Cortmanni ka takuar edhe disa veteranë të tjerë që i kanë mbijetuar këtij operacioni.
Cortmann tha se lëshimi i tij me parashutë ishte “tërësisht i tmerrshëm”.
“Kur është hapur dera [e aeroplanit], oh Zot, çfarë teposhtëze. Ishte absolutisht e mrekullueshme të shihja tokën aq larg”, tregoi ai.
Gjithashtu, Cortmann tha se ky lëshim me parashutë ishte më ndryshe nga ai që e ka bërë para shtatë dekadave.
“Ne ishim vetëm një grup i parashutistëve të rinj, por fundi doli të jetë i tmerrshëm me armatime. Ata na mësyn neve”, sqaroi ai.
“Operation Market Garden” pati 35,000 parashutistë britanikë, amerikanë dhe polakë. Cortmann ishte njëri nga 6,500 trupa që janë arrestuar ndërsa mbi 1,500 ushtarë kanë humbur jetën.
Për kujtim, rreth 1,500 parashutistë kanë mbuluar sot qiellin e Holandës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...