Një studim i zhvilluar në SHBA zbulon se uraniumi i varfëruar që ushtria amerikane ka përdorur ose depozituar në Irak ka shkaktuar defekte serioze të lindjes tek fëmijët që kanë lindur në periudhat e mëpasshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një artikulli në faqen e internetit të revistës “Foreing Policy”, ushtria amerikane pas vitit 2003 ka ndërtuar të paktën 500 baza në afërsi të shumë qyteteve në Irak.
Këto qytete nuk ishin vetëm shënjestra e armëve amerikane, por në të njëjtën kohë ato pësuan edhe dëme mjedisore nga armët radioaktive, uraniumi i varfëruar të depozituar në bazat amerikane apo tanket dhe kamionët e braktisur si dhe gropat e djegies në ajër të hapura për asgjësim.
Gropat e djegies në ajër të hapur për asgjësim në bazën ushtarake ajore Tallil në rajonin Nasirije, që prej vitit 2003 e deri më tani kanë ndotur ajrin, tokën dhe bimësinë.
Një studim i zhvilluar mbi foshnjat që kanë lindur gjatë periudhës gusht-shtator 2016 në qytetin Nasirije tregoi një lidhje pozitive mes nivelit të toriumit dhe uraniumit të varfëruar të gjetur tek flokët e fëmijëve dhe pranisë së defekteve gjatë lindjes. Theksohet se Toriumi është një produkt kalbës i uraniumit të varfëruar.
Tek fëmijët janë vërejtur më shumë defektet si anencefalinë (çrregullimi i kafkës), anomalitë e gjymtyrëve të poshtme, hidrocefali (akumulimi i ujit në tru), spina bifida dhe anomali të tjera.
Në artikull bëhet e ditur se gjetja e këtyre rezultateve kryesisht pranë bazës ajrore Tallil është lidhur me faktin se vetëm këtu janë kryer studime ndërsa thuhet se edhe punimet e tjera që do të bëhen në bazat e tjera do të zbulojnë rezultate të ngjashme.
Më tej thuhet se përdorimi i armëve me përmbajtje të “uraniumit të varfëruar” është vetëm një pjesë e vogël e dëmit që i ka shkaktuar lufta Irakut, popullit dhe natyrës së tij.
Artikulli shkencor i studimit do të botohet në revistën Environmental Pollution në ditët e ardhshme.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para