Dhjetë emigrantë që janë paraqitur si ekip i volejbollit janë arrestuar në aeroportin e Athinës.
Sipas policisë greke, ata po përpiqeshin që të udhëtonin drejt Zvicrës në mënyrë të paligjshme, transmeton portali arbresh.info
Grupi kishte veshur rroba të përshtatshme sportive dhe mbante në duar dy topa.
Policia ka deklaruar që emigrantët, që besohet se janë sirianë, po përpiqeshin të udhëtonin me pasaporta fallco.
Besohet se ata kishin për destinacion Cyrihun.
Greqia është kthyer në një zonë kufitare të rreptë për emigrantët që përpiqen të kalojnë në vendet tjera të BE-së.
Ishuj të ndryshëm Grekë, përfshirë Lesbos, Kos dhe Samos, po luftojnë me një kapacitet të tepërt emigrantësh dhe refugjatës, sipas shifrave të fundit të qeverisë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?