Uji me limon, gabimi që bëjnë shumë njerëz

22:26 | 22 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Tanimë një numër i madh njerëzish në botë preferojnë që në mëngjes të pijnë ujë me limon, për të pastruar trupin nga toksinat dhe për të fituar energji.

Lëngu i limonit është i pasur me antioksidantë, protein, vitamina B dhe C, fostor, flavonoide, kalium, karbohidrate, transmeton portali arbresh.info

Uji me limon është një pije shumë e shëndetshme që ka veti të mira, si antibakteriale, antivirale dhe forcon imunitetin.

Një gotë ujë e vakët me limon në mëngjes ndihmon për sistemin e tretjes, humbjen e peshës, krijimin e një mjedisi formues alkaline në mënyrë që të balancojë pH-në e trupit.

Megjithatë, përkundër të gjithë këtyre të mirave, njerëzit bëjnë një gabim kur pinë ujë me limon.

Zakonisht shumica e heqin lëvoren e limonit, gjë e cila është shumë e nevojshme për të fituar të gjitha përfitimet shëndetësore të lartpërmendura.

Lëvorja e limonit mban të gjitha vitaminat dhe mineralet e duhura, prandaj duhet patjetër që të kosnumohet në mëngjes.

Mos ndaloni të konsumoni këtë pije në mëngjes, në mënyrë që të trupi juaj të ju falenderojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme