Google ADS

Mbyllet pjesa e parë, Prishtina po e mund Gjilanin

20:54 | 22 Shtator 2019
Arbresh Info

Prishtina është duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ergyn Ahmetin ka shënuar për skuadrën nga kryeqyteti.

Prishtina dhe Gjilani janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin e javës së gjashtë në IPKO Superligë.

Tashmë është mbyllur pjesa e parë, vendasit po fitojnë me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm pas 45 minutave lojë, e ka shënuar Ergyn Ahmeti pas një gabimi të kapitenit mysafir, Kastrati.

Prishtina e ka nisur këtë takim me ndryshime në shtabin teknik, ku udhëhiqet nga trajneri i ri Armend Dallku, pas largimit të Bylbyl Sokolit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme