Zidane i beson treshes BBH, Ramos kthehet në formacion

20:00 | 22 Shtator 2019
Arbresh Info

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Sevillas dhe Real Madridit.

Real Madridi i Zinedine Zidane do të startojë me treshen sulmuese Bale, Benzema, Hazard (BBH), ndërsa në mesfushë me Kroos, Casemiro dhe James.

Ndryshimi i vetëm në formacion nga ai me PSG-në, është kthimi i kapitenit, Sergio Ramos, raporton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Sevilla nga minuta e parë e ka hedhur lojtarin e huazuar të Realit, Reguilon, kurse ish-sulmuesi i Los Blancos, Chicharito, është në stol.

Julen Lopetegui do të tentojë t’i hakmerret Florentino Perezit për shkarkimin e hershëm sezonin 2018/19.

Sevilla:

https://twitter.com/SevillaFC/status/1175828631391756294

Real Madrid:

https://twitter.com/realmadrid/status/1175827826005749762

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme