Mes gjithë momenteve të panikut që përfshinë Shqipërinë pasditen e djeshme dhe natën e lënë pas prej tërmeteve, diku festohej.
Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij modele Afrona Dika i dhanë fund beqarisë në një ceremoni buzë detit, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Një ceremoni sa tradicionale edhe moderne, e mbajtur në një resort bregdetar, e bënë mbrëmjen e lënë pas, të paharrueshme për çiftin e ri.
Një prej momenteve më kulmore të dasmës ishte hedhja e luleve të nuses.
Moment kulmor ku gjithë beqarët rreshtohen pas nuses me shpresë se do kapin buqetën në mënyrë që vitin tjetër të martohen ata.
E teksa Afrona ka hedhur lulet, buqetën e ka kapur as më shumë dhe as më pak, por vëllai i saj.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen