Dje në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”, ku si fokus kryesor qëndron mbledhja e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë.
Në këtë eveniment madhështor mblidhen personazhe të famshme nga e gjithë bota dhe këtë herë nuk munguan as VIP-at shqiptarë.
Të pranishin ishin Amarda Toska e Ermal Mamaqi të ftuar nga Rolando Leka, i cili vitin e kaluar befasoi të gjithë me blerjen e shtrenjtë në “amfAR”. Veç çiftit të famshëm, prezent ka qenë edhe modelja shqiptare, Aurela Hoxha, gjersa rrëmbeu vëmendje me dukjen glamuroze, në fustanin rozë të gjatë.
https://www.instagram.com/p/B2sBjGgBs3q/
Ndërkaq, nga emrat e njohur me famë ndërkombëtare të pranishëm në këtë eveniment ishte dhe Rita Ora, e ftuar speciale për të dhuruar një performancë.
Artistja shqiptare dukej mahnitëse në mbrëmjen e amfAR të mbajtur në Palazzo Mezzanotte gjatë Javës së Modës në Milano.
Krijuesja e hitit “Anywhere”, zgjodhi një fustan të bardhë më të veçantë me xhevahir, teksa nuk diskutohet se rrëmbeu gjithë vëmendjen e të ftuarve.
Rita po ashtu shkëlqeu edhe gjatë interpretimit të disa prej hiteve të saj, si “Lonely Together”, “Medley”, “Let you love me” etj. /Telegrafi/
Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike
Caka-Nimani: Gjykatat Kushtetuese janë ballafaquar me reform...
Yamal para “El Classicos”: Ne besojmë se jemi ek...
Fillon konferenca ndërkombëtare me temë “Evoluimet në drejtë...
Policia mban aktivitetin “(Mos) ndikimi i postimeve në rrjet...
Theret me thikë një burrë në Viti