Google ADS

Tregu i Shqipërisë, nga Kukësi në Kosovë për të shitur fruta

14:04 | 22 Shtator 2019
Arbresh.info

Ishte viti 1993/1994 kur për herë të parë nga shqiptarët e Shqipërisë u hap ky treg në jug të Prizrenit i njohur si “Tregu i Shqipërisë”.

Por, në ditët e sotme në mesin e shumë këtyre tregtarëve asnjëri nuk është nga Shqipëria.

E ata të cilët i gjen në rrugët e tregut thonë se kanë ardhur vetëm sa për të blerë gjërat që shiten.

Fillimisht ky treg u shfrytëzua kryesisht nga kuksianët për shitjen e produkteve higjienike dhe të plastikës, më pas për shitjen e ullirit dhe vajit të tij.

Ndërsa pas viteve 2000, tregu mori modelin tjetër atë që e shohim ditëve të sotme, për shitjen e pemëve dhe perimeve. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme