Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar dhjetëra protestues të shtunën të cilët kanë tentuar të mbajnë protesta të paautorizuara në Paris.
Qeveria e Francës ka vendosur një numër të madh të policëve për shkak të frikës se “Xhaketat e Verdha” si vazhdimësi e protestave kundër ndryshimeve klimatike dhe reformave pensionale do të mund të shkaktonin trazira.
Policia ka arrestuar 90 persona dhe ka shpërndarë protestuesit të cilët kishin filluar të grumbullohen.
Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha”, kanë mbajtur 45 protesta me radhë çdo fundjavë, derisa shumë prej tyre përfunduan me dhunë.
Kjo lëvizje nisi vitin e kaluar, pas pakënaqësisë për rritjen e taksës së naftës duke vazhduar pastaj në kundërshtim të qeverisjes së Macronit. /REL/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...