Google ADS

Nesër në Kuvend LSDM dhe OBRM-PDUKM në takim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

10:17 | 22 Shtator 2019
Arbresh.info

Pushteti dhe opozita maqedonase të hënën në Kuvend do të ulen në tryezë për të vazhduar bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ekipet e partive politike të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për Kanal5 vërtetuan se takimi do të mbahet në Kuvend të hënën në orë 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i parë i ekipeve negociuse për Ligjin për Prokurorinë Publike pas takimit të liderëve.

Nga OBRM-PDUKM deklarohen se pushteti refuzon zgjidhje për shkak se me propozimet e opozitës nuk mund të mbrohen funksionarët e përfshirë në afera korruptuese ndërsa pushteti thotë se nuk do të tejkalohen vijat e kuqe.

Mickoski nuk pret marrëveshjes dhe thotë se Zaev insiston me propozimin e tij, i cili siç thotë ai, sulmon politikisht kundërshtarët politik.

Për dallim prej Mickoskit, kryeministri shprehet optimist dhe i gatshëm të ulet përsëri me Mickoskin në tryezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme